Basha paraqet në publik propozimet e PD-së për reformën zgjedhore

Nga Exit News
Basha paraqet në publik propozimet e PD-së për reformën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha propozoi sot zyrtarisht krijimin e një qeverie kujdestare, me përfaqësues të opozitës dhe shumicës qeverisëse 100 përpara zgjedhjeve: 100 ditë para zgjedhjeve, Shqipëria njësoj si Maqedonia  e Veriut të ketë qeveri kujdestare që të merret me menaxhimin e zgjedhjeve, u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një video të publikuar në Facebook.

Propozimet e tjera të PD-së për reformën zgjedhore përfshijnë masa kundër shitblerjessë votës, ndarjen e Kuvendit në dy dhoma, rregullimin e financimit të fushatave zgjehdore dhe të partive politike, votimin dhe numërimin elektronik:

1—Financimi i partive politike dhe i fushatave të behët nga buxheti i shtetit. Në ketë mënyrë njerëzit do të kenë kontrollin dhe pushtetin. Çdo person që financon të përjashtohet nga tenderat e qeverisë.

2 —Tolerancë zero në ato që përfshihen në shit-blerjen e votës. Shpërblim për ato që raportojnë shit-blerjen e votës. Burg për ato që prekin votën.

3—Votim dhe numërim elektronik. Auditim të listës së zgjedhësve.

4—Kuvendi duhet të ketë dy dhoma. Senat me 40 anëtar, të cilët zgjidhen njëherësh me 140 deputete e parlamentit.

5 — Kontroll i figurës së kandidatëve për deputetë nga një organizëm i pavarur.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>