Kryetari i PD-së Lulzim Basha sqaroi projektin e tij për të ndërtuar një landfill në Sharrë në 2011, për 30 euro/toni. Ai sqaroi dokumentin e publikuar nga Rama, në emisioni “Opinion”:
“Kryeministri ka cilësuar një kontratë tuajën. Ajo cfarë ka thënë është gënjeshtër. Në vitin 2011, pasi ai e kishte lënë Tiranën me plehra, Kryebashkiaku Edi Rama bëri marrëveshje me Bankën Botëore dhe IFC, unë si kryebashkiaku bëra një studim fizibiliteti nga Banka botëore, që Sharra të kishte një trajtim sa më dinjitoz për qytetarët e Tiranës.
Studimi i fizibilitetit arrit në përfundimin se brenda një viti plehrat e unazës së vogël të futeshin në tokë, dhe qytetarët të mos paguanin asnjë qindarkë më shumë”, tha Basha në një reagim për emisionin “Opinion”.