Basha sulmon kritikët e marrëveshjes: Paterica të Ramës ose naivë jorealistë

Nga Exit News
Basha sulmon kritikët e marrëveshjes: Paterica të Ramës ose naivë jorealistë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha sulmoi sot ata që kritikuan marrëveshjen mes opozitës dhe qeverisë për Reformën Zgjedhore.

Në një konferencë për shtyp, gazetari Everest Dedja e pyeti Zotin Basha:

“A po ngjall PD tek mbështetësit pabesueshmëri për faktin se duket se ka një inkoherencë qëndrimesh ose në rastin më të mirë deklarata emotive për faktin se një ditë më parë duket se legjitimuat atë që ju e keni cilësuar për muaj me radhë si simbol të krimit electoral, Zotin Gjiknuri?”

Lulzim Basha u përgjigj:

“Nuk ka asgjë më të pavërtetë dhe naive se kjo.

Mund të rri këtu e të habitem sesi propaganda e Ramës ka arritur në këto nivele apo naivitei i njerëzve ka arritur në këto nivele, por kjo nuk është detyra ime.

Detyra ime është t’ju tregoj fare qartë se teza se ‘u legjitimua Damian Gjiknuri’ është një tezë e dalë drejtpërdrejtë nga kancelaria e Edi Ramës dhe e shpërndarë përmes renegatëve dhe patericave të tij, natyrisht pre e të cilës mund të ketë rënë edhe ndonjë naiv apo ndonjë person që ka, le të themi, pritshmëri jorealiste dhe revolucionare mbi mënyrën sesi duhet të ndryshojë Shqipëria.

Shqipëria do të ndryshojë pikërisht përmes të njëjtave mekanizmave që ndryshon dhe përparon dhe Europa. Njëri prej këtyre mekanizmave është zbatimi i ligjit.”

Zoti Basha tha se “nuk ka për të patur amnisti as për Damian Gjiknurin, as për Ymer Lalën, as për Vangjush Dakon, as për Avdylajt, për askënd që është përfshirë në shitblerjen e votave.”

Më shumë për qendrimin e Zotit Basha për marrëveshjen opozitë-qeveri për Reformën Zgjedhore mund të lexoni këtu.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>