Kreu i PD-së Lulzim Basha deklaroi se qëllimi i qeverisë së tij është zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe hapja e vendeve të reja të punës.
Në një takim me studentët e Universitetit të Bujqësorit, Basha deklaroi se qeveria aktuale është bërë pengesë për arritjen e këtyre objektivave pasi ka dështuar.
“Gjithë këtë potencial të madh të rinisë shqiptare ta vendosim në funksion të objektivit tonë kryesor që është zhvillimi ekonomik, ulja e papunësisë dhe hapja e vendeve të reja të punës.
Por, ka një pengesë të madhe për zhvillimin dhe pengesa është pikërisht një qeveri që për 8 vite me radhë ka premtuar dhe s’ka mbajtur asnjë premtim. Ka dështuar të çojë përpara qoftë edhe një fushë të vetme të ekonomisë apo të zhvillimit”
Basha pohoi se ndryshimi i vërtetë i vendit do të vijë kur të vendosen interesat e qytetarëve, të rinisë të para, duke theksuar se PD do të sjellë ndryshimin.
Ai përfundoi se në qendër të programit të arsimit profesional është sigurimi i vendeve të punës për studentët të cilët diplomohen.