Basha takim me bizneset: mbahu se do e ndryshojmë

Nga Exit News
Basha takim me bizneset: mbahu se do e ndryshojmë

Lulzim Basha, kryetari i PD-së ka takuar disa biznese në njësinë numër 9 në Tiranë. Zoti Basha ka dëgjuar problemet e bizneseve dhe i ka premtuar se kur të vij ai në pushtet do të ndryshojë gjendja.

Ai i tha bizneseve “mbahuni deri kur të vijmë ne”, sepse do të “heqim edhe trarët e taksave, të çmimeve të larta e të energjissë e të naftës dhe do t‘ia heqim inspektorët nga qafa biznesit”

Zoti Basha foli edhe për problemet e pronës. Ai tha se “të mos respektosh pronën ëshët baraz me të mos respektosh zotin, të mos respektosh familjen. Të paktën këto të dyja se nuk po ja heqim të drejtën ateistëve, familja dhe prona janë themelet e shoqërisë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>