“Mundësitë ekzistojnë, sepse vendi nuk është një vend i varfër por një vend i vjdhur”, u shpreh Kryetari i PD-së Basha gjatë takimit me bizneset e Elbasanit, paraditen e sotme.
Ai i prezantoi bizneseve planin e PD-së për rimëkembjen ekonomike.
Ndërsa bizneset i tregua Bashës se si qytetarët merrnin ilaçe me listë.
“Receta e Covidit është shumë e shtrenjtë. Edhe nuk i thua dot jo, sepse të vjen për hall, nuk të vjen për qejf. Je i detyruar t’ia japësh!”, u shpreh një farmaciste për Bashën.
Ndersa një shitëse buke, i tha Bashës se konsumi ka rënë dhe janë detyruar të pushojnë njerëz nga puna.
Basha prezantoi në fillim të javës planin e rimëkembjes ekonomike dhe tani ka nisur një tur takimesh me bizneset në vend, për prezantimin e këtij plani.