Kryetari i PD-së Lulzim Basha në një takim të zhvilluar me përfaqësues të organizatave për persona me aftësi të kufizuar i bëri thirrje qeverisë Rama të zbatojë planin e tij me 5 pika.
“Gjëja e parë dhe kryesore që unë ndjej si detyrën time si lider i opozitës, është të kërkoj zbatimin e propozimeve që i kemi vënë qeverisë përpara që më shumë se 6 javë”, tha Basha të shtunën gjatë takimit.
Ai akuzoi qeverinë se nuk ka marrë masat e përshtatshme për të ndaluar pandeminë dhe ndaj i kërkoi të pranishmëve të “marrin të gjitha masat e nevojshme që kjo gjendje e vështirë […] të na gjej me një kujdes maksimal dhe me një vëmendje maksimale”.
Mirela Juka nga fondacioni “Daën Sindrom Albania” i tha Bashës se qeveria nuk i ka përfshirë në asnjë nga paketat financiare organizatat jo qeveritare duke u justifikuar se fondet nuk janë ndërprerë.
Juka tregoi se motra e saj me sindromën Daën, po pret prej një javë të bëjë tamponin e covid-19 ngha ISHP. Ajo ka filluar mjekimin dhe fatmirësisht është mirë, shtoi Juka.
Mark Zefi, sekretar i përgjithshëm i shoqatës së invalidëve ngriti problemin e pazgjdihur të mos dhënies nga qeveria të 500 lekëshin, na premtoi edhe për 1 mijë lekëshin e asistencës sociale. Këtë kërkesë Shoqata e ka diskutuar me qeverinë që në 2018.