Basha takon ambasadoren Kim: T’u japim shpresë shqiptarëve

Nga Exit News
Basha takon ambasadoren Kim: T’u japim shpresë shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha takoi sot Ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim. Zyra e shtypit në PD, njoftoi se Basha i shprehu ambasadores vendosshmërinë për të ngjallur shpresë për zgjidhjen e krizës.

“[…] ju siguroj, se gjithçka që po bëhet, po bëhet për t’i shërbyer një qëllimi që shkon përtej PD-së dhe opozitës, qëllimi për t’u dhënë shqiptarëve një rrugë shprese dhe dalje nga kriza.”

Pas takimit, Basha postoi në Facebook foto dhe një koment. Në të cilin u shpreh se kishte garantuar për angazhimin e PD-së në zbatimin e reformave dhe zgjidhjen e krizës politike.

Më vonë Ambasada Amerikane njoftoi në Facebook se ambasadorja Kim kishte kërkuar përfundimin e reformës zgjedhore.

Ky është takimi i parë zyrtar i Bashës me Ambasadoren Amerikane. Më herët, kryetari i PD-së takoi Presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli, të cilit i tha se opozita do të bëjë të pamundurën që Shqipëria të integrohet në BE.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>