Basha takon artistët në Vlorë, premton vlerësim për ta njësoj si në rajon

Nga Exit News
Basha takon artistët në Vlorë, premton vlerësim për ta njësoj si në rajon

Artisti Bujar Asqiriu, në një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha u shpreh se politika ka anashkaluar artistët “edhe një teatër e rrafshuan”.

“Unë ju jap fjalën që kjo do të jetë një nga gjërat e para që do të ndryshojë. Artistët [..] do të kenë vlerësimin si në rajon”, ju përgjigj Basha shqetësimit të Asqeriut në një takim në Vlorë, të mërkurën.

Basha premtoi se qeveria e tij do të sigurojë një drejtësi të pavarur dhe dënimin e korrupsionit në vend:

“Të gjithë do të përplasen me ligjin, prandaj dhe 25 prilli është një garanci më shumë”.

Asqeriu i shprehu Bashës edhe shqetësimin e tij për naftëtarët:

“ Kam dhe një plagë në zemrën time, të parën e kam për naftëtarët, të cilët i kanë dhënë miliona euro këtij vendi dhe sot treten, dobësohen dhe nuk jetojnë as me shtëpia të mira, as me jetesë të mirë”.

Ndërsa, Basha i premtoi se do ntë kujdeset edhe për këtë kategori:

“E drejtë, është zotimi im që do të kujesem për këtë kategori”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>