Kreu i PD-së, Lulzim Basha takoi të mërkurën qytetarët të njësië 4 në kryeqytet, ku dëgjoi shqetësimet e tyre.
“Situata është e vështirë, nuk kemi nga të shkojmë”, tha një qytetar.
“Ne presim ndryshimin e madh. Duhet tё bёhet ndonjë gjё”, tha një qytetar tjetër.
Basha iu premtoi qytetarëve se me 25 prill do të ndryshojë çdo gjë dhe vendi do të kthehet në normalitet.
Basha tha se do t’ju japë njё çek prej 1000 euro pёr çdo biznes tё vogël për të përballuar pasojat e pandemisë.
“Ne ka një platformë për të ndryshuar komplet çështjen e arsimit të lartë duke nisur me ligjin e arsimit të lartë duke vazhduar me subvencionimin e 100% të tarifave për të gjithë ata studentë që në fakt janë 90% e studentëve që vijnë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lek të vjetra në muaj dhe për të financuar si cilësinë e jetës së studentit, ashtu dhe cilësinë e mësimdhënës”, tha Basha.
Basha premtoi hapjen e 110 mijë vendeve të reja pune për qytetarët dhe gjithashtu thithjen e investimeve të huaja.