
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar të martën naftêtarët e Ballshit që ndodhen në grevë urie prej 3 ditësh.
Basha akuzoi qeverinë për gjendjen e naftëtarëve, duke thënë se:
“E gjitha është produkt i një serie aferash korruptive”.
Ai tha se zgjidhja është vetëm mos votimi i PS në zgjedhjet e 25 prillit. Basha premtoi se qeveria e tij e ardhshme do të japë zgjidhje për naftëtarët.
Bulqiza, u shpreh Basha ka shërbyer për pasurimin e “një grusht njerëzish, e naftëtarët e minatorët janë më të shtypurit në vend”.