Kreu i PD-së, Lulzim Basha takoi të premten një biznes prodhues në Durrës, ku i shpalosi programin e tij elektoral.
Ai premto se në qeverisjen e tij do të ketë lehtësira fiskale dhe administrative për biznesin.
“Eliminimi i këtyre lejeve, këtyre autorizimeve, i këtyre zyrtarëve anonim që vijnë vërdallë dhe ju pengojnë punën tuaj do jetë hapi jonë i parë në kuptimin e reformës shtetërore administrative. “, u shpreh ai.
Basha premtoi se do të subvencionojë qoftë përmes lehtësirave fiskale por edhe subvencionime të drejtpërdrejta për kthimin e energjisë diellore të na kthehet në energji elektrike
Ulja e sigurimeve e punonjësve në 18%, taksa në 9%, janë dy nga pikat e programit të Bashës për bizneset.
Administratori i këtij biznesi iu ankua Bashës për centralizimin e ekonomisë.
Basha tha se me 25 prill kjo do të marrë fund dhe bizneset do të kenë një qeveri në krah të tyre.