Basha takon një biznes në Durrës: Premtoj liberalizim të tregut elektrik dhe standard të energjisë

Nga Exit News
Basha takon një biznes në Durrës: Premtoj liberalizim të tregut elektrik dhe standard të energjisë

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha takoi të enjten administratorin e një biznesi të prodhimit e përpunimit të metaleve në Durrës.

Administratori i tha Bashës se forcat punëtore të trajnuara në vend po ikin drejt vendeve Europiane.

“Po na merr Italia punonjës, ne duam t’i mbajmë këtu,”, u shpreh ai.

Basha tha se në qeveri do të bëjë çdo gjë që të mbajë forcën punëtore në vend.

Administratori u shpreh se cilësia e energjisë elektrike në vend është e keqe, pasi shpesh herë i ikin dritat. Ai tha se një dëm i tij shkon 40 mijë euro.

Basha deklaroi se plani i tij për energjinë ka parashikuar një energji elektrike në standarte ndërkombëtare.

“Kjo zgjidhet fare thjesht duke pasur një qeveri që merr qeveritë e veta. Në raport me energjinë është liberalizimi i tregut. Është turp që në 2021 biznese si i yti kanë gjenerator.”shtoi ai.

Kreu i PD-së u shpreh se ekonomia në vend ka ngecur, biznesi po falimenton. Por ai garantoi se programi i tij do të sjellë zhvillim dhe mirëqenie për qytetarët.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>