Lideri demokrat Lulzim Basha e ka nisur sot ditën duke ftuar qytetarët të postojnë foto në faqen e tij në Instagram me hashtagun #DiteMeTeMira duke i nxitur me fjalët: “Ne mund të sjellim ndryshimin. Mjafton ta dëshirojmë dhe punojmë për të.”
Disa orë më vonë, Zoti Basha publikoi në Facebook një video në të cilën ai shfaqet duke ngrënë paçe koke me një grup punëtorësh nga Elbasani.
Punëtorët u ankuan për pensionet e vogla dhe shtrenjtësinë e jetesës, e cila përballohet me vështirësi edhe kur je i punësuar.
Nga ana e tij, Basha pohoi rëndësinë e dashurisë për vendin dhe njerëzit që duhet për të bërë gjëra të mëdha:
“Asnjë gjë nuk është ajo me punët që do të bëjmë po të kesh dashuri për vendin dhe për njerëzit. Asgjë nuk të ndalon me punu.”