Basha takon qytetarët e njësisë 7: Do të ndihmojmë biznesin

Nga Exit News
Basha takon qytetarët e njësisë 7: Do të ndihmojmë biznesin

Kreu i PD-së, Lulzim Basha takoi të martën qytetarë e biznese në njësinë numër 7 të Tiranës.

Qytetarët i shprehën Bashës shqetësimin për shtrenjtësinë e jetesës në qytet. Gjithashtu ata pohuan se bizneset nuk xhirojnë fitim dhe se ata po punojnë për bukën e gojës.

“Jetesa është bërë shumë e vështirë. Tatimet po, siguracionet… ç’është kjo siguracionet, ku kemi ne të paguajmë kaq shumë.”, u shpreh një qytetar.

Kam punuar 35 vjet dhe tani s’mbaj dot veten time me 170 mijë lekë pension. Nuk mbaj dot veten time’, tha një tjetër.

Basha tha se PD në qeverisje do të ndihmojë biznesin dhe qytetarët. Ai shtoi se shteti do të jetë në krahun e tyre.

“Të jemi gjithë bashkë, që 25 prilli të jetë fitorja e të gjithëve, jo vetëm e imja, e të gjithë Shqipërisë.”, përfundoi ai.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>