Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi sot shefen e misionit të vëzhgimit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit, Ursula Gacek dhe ambasadorin Italian Fabricio Buci.
Takimet u zhvilluan në selinë e PD-së, në orare të ndryshme. Pas takimeve nuk ka pasur deklarata për shtyp nga asnjë prej palëve.
PD ka ngritur një grup hetimor për mbledhjen e të dhënave të parregullsive të kryera para dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit. Këto të dhëna do të përdoren për të kërkuar rinumërim të votave në disa zona të vendit.