Basha me sipërmarrësit në Fushë-Krujë: Qeveria nuk ju lejoi të aplikoni për garancinë sovrane

Nga Exit News
Basha me sipërmarrësit në Fushë-Krujë: Qeveria nuk ju lejoi të aplikoni për garancinë sovrane

Kreu i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë që të rishikojë skemën e garancisë sovrane në mënyrë që prej saj të përfitojnë ato biznese që kanë vërtetë nevojë për kredi.

Gjatë një vizite në sipërmarrjet e Fushë-Krujës, Basha akuzoi qeverinë se nga garancia sovrane kanë përfituar vetëm klientët e saj të zakonshëm dhe jo bizneset e vogla, të cilat pas pandemisë, po hasen me probleme të shumta financiare.

“Të rishihet skema e garancisë sovrane. Me interesa të përballueshme, jo në stratosferë dhe me kritere që t’i përballojnë të gjithë.

Ajo sipërmarrje që ka nevojë për kredi të tillë, ta marrë pavarësisht lidhjeve e njohjeve me qeverinë.

Nga e ashtuquajtur garanci sovrane gjatë karantinës përfituan një grusht njerëzish. Ata të përhershmit që populli i quan oligarkë.”

Basha tha se për shkak të gjithë këtyre probleme, PD ka propozuar një plan rimëkëmbjeje ku parashikohet dhe një çek prej 1000 eurosh për të ndihmuar biznesin e vogël në këtë periudhë, për të shlyer detyrimet minimale.

Basha foli me sipërmarrësit dhe për planin ekononimik pasi ai të vijë në pushtet. Ai theksoi se vendosja e taksës së sheshtë në 9 për qind do t’i lejojë sipërmarrësit të marrin frymë nga taksat e shumta dhe të mund të bëhen konkurrues në tregun rajonal.

Ai tha se sot sipërmarrësit shqiptarë nuk mund të konkurrojnë në rajon me produketet e bëra në Shqipëri sepse paguajnë taksa, tarifa dhe fatura për energjinë elektrike dy-fish më të larta se sipërmarrësit në vendet e tjera të rajonit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>