Kryetari i PD-së Lulzim Basha i premtoi disa socialistëve të mërzitur me qeverinë Rama se ai do të punojë për të gjithë njësoj.
“Jeni të mirë se ardhur. Jemi në këtë betejë për të gjithë popullin, për të djathtë dhe të majtë”, u shpreh Basha, në një takim tek njësia 8 në Tiranë, të hënën.
Ai i kërkoi edhe socialistëve të tjerë të mërzitur me PS-në të votojnë PD-në.
“Është koha për ndryshim. Të falënderoj nga zemra! Nuk do të zhgënjejmë as ty, as një socialistë të ndershëm që votojnë për Shqipërinë”, përfundoi Basha.