Kryetari i PD-së Lulzim Basha u takua me Presidentin e Kosovës Hashim Thaci, pasditen e 11 qershorit, në selinë e PD-së.
“Biseduam për zhvillimet aktuale dhe ato të pritshme në Kosovë. Forcimi i shtetit të Kosovës, bashkëpunimi me partnerët SHBA dhe BE për të përmbyllur bisedimet me Serbinë duke respektuar sovranitetin & tërësinë territoriale,integrimi euroatlantik”, njoftoi zoti Basha në një postim në twitter.