Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi të hënën një takim me banorët e njësisë 7 në Tiranë.
Basha tha se “ndryshimi ndihet në zemrën e çdo shqiptari dhe këtë nuk e ndal dot asgjë”.
Ai u bëri thirrje banorëve që të votojnë masivisht në 25 prill për PD.
“Ora po afron, dita po afron, së bashku do të sjellim ndryshimin për familjet tuaja dhe unë të kem mundësi t’ju shërbej tashmë jo vetëm si një ish-deputet apo kryetar bashkie, por edhe si kryetar i qeverisë së ndryshimit me votën dhe me besimin tuaj”, tha Basha.