Basha dënon ‘skandalin’ e legalizimeve

Nga Exit News
Basha dënon ‘skandalin’ e legalizimeve

Kreu i Partisë Demokratike dënoi nga Pogradeci audiopërgjimin për legalizimet ku ishte i përfshirë kreu i Kadastrës Artan Lame.

Ai e dënoi dhe e cilësoi si skandal. Basha akuzoi qeverinë se premton legalizime për të marrë vota dhe më pas u prish shtëpinë banorëve.

“E dëgjuat të gjithë skandalin e drejtorit të legalizimeve që tha le t’ja marrim votën e pastaj do ja prishim shtëpitë 100 mijë shqiptarëve, 100 mijë familjeve shqiptare. 8 vjet më parë premtoi legalizim falas, por ky është Edi Rama i vërtetë ai që mundin dhe djersën e një jete të tërë, tuajën dhe të prindërve tuaj do ta shkatërrojë. Por në fillim t’ju mashtrojë, t’ju marrë votën, t’jua prishë shtëpitë pa dëmshpërblim”, tha Basha.

Basha zhvilloi një  takim elektoral të martën në Pogradec, ku u bëri thirrje banorëve që të votojnë PD.

“T’ua kthejmë vendin njerëzve, qytetarëve shqiptarë Votoni 9, merrni shokët dhe familjen tuaj. Bashkë do fitojmë”, tha Basha.

Basha e cilësoi 25 prillin si dita që “Shqipëria t’u kthehet shqiptarëve”.

“Pas 8 viteve të gjata dështimesh, pas 8 vitesh të gjata vuajtjesh, 8 vite kur një liqen i tërë me lotët e nënave dhe baballarëve është mbushur dhe është zbrazur disa herë nga zemrat e plagosura edhe dhimbja prej emigracionit, prej korrupsionit që varfëroi të gjithë shqiptarët për të pasuruar një njeri dhe një grusht njerëzish. E pra 8 vite të gjata vuajtje. Tani po i afron fundi. Dita e ndryshimit po afron”, deklaroi Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>