Basha thirrje qeverisë të zbatojë planin e PD për daljen nga kriza e pandemisë

Nga Exit News
Basha thirrje qeverisë të zbatojë planin e PD për daljen nga kriza e pandemisë

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se qeveria duhet të zbatojë planin e PD për daljen nga kriza e pandemisë.

Në një takim me bizneset në Durrës, Basha pohoi se qeveria duhet të akordojë për biznesin 1 mijë euro çek si dhe të japë ndihma për ata që janë pushuar nga puna.

“Sa i përket biznesit. Duhet të ndihmohet me 1 mijë euro çek. Dhe nuk është ndonjë gjë e madhe.

Tek personat që kanë humbur punën edhe për ata ndihmë. Nëse ke larguar njeri nga pandemia, dhe detyrohesh ta rimarrësh. Ne i propozojmë qeverisë të stimulohet duke i dhënë çdo punëmarrësi 200 mijë lekë, 20 mijë lekë pensionistëve.”

Basha shtoi se këtë do të bënte ai nëse do ishte në qeveri, duke theksuar se ky nuk është programi elektoral por plan për të dalë nga kriza.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>