Basha, thirrje qeverisë të zbatojë planin me 5 pika të PD

Nga Exit News
Basha, thirrje qeverisë të zbatojë planin me 5 pika të PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i bëri thirrje qeverisë të zbatojë planin me 5 pika të PD-së.

Në një deklaratë për mediat nga Durrësi, ai pohoi :

“Ftesa që kam sot për qeverinë: Jepini fund lojërave dhe propagandës, merrni planin tonë me 5 pika dhe fillojeni e zbatojeni! Siguroni mbrojtjen ndaj pandemisë se po shtohen rastet, mbrojtje mjekëve dhe infermierëve, jepini pagën dhe rimbursim të sëmurëve se siç më tha një infermiere një i sëmurë me Covid 19 harxhon vetëm për barnat 60 mijë lekë, ndërsa nëse merr edhe oksigjen shkon deri në 12 mijë lekë të reja. Jepni 1 mijë euro për mjekët dhe 500 euro për infermierët.”

Basha deklaroi se duhet të merren masa për furnizimin me ujë në shkolla dhe maskat higjienizuese të jenë falas.

Ai shtoi gjithashtu se “kush ka humbur punën të marrë pagesë prej 160 mijë lekësh për 6 muaj, për të ripunësuarit biznesi duhet të marrë mbështetje 200 mijë lekë. Biznesi i vogël të marrë një cek prej 1 mijë euro për 6 muajt e ardhshëm. “

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>