Basha thirrje qytetarëve të votojnë më 25 prill

Nga Exit News
Basha thirrje qytetarëve të votojnë më 25 prill

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për të larguar Edi Ramën dhe nisur ndryshimin. Në vizitën e tij në Lezhë me kandidatët për deputet Mark Marku, Agron Gjekmarkaj dhe Lindita Metaliaj, Basha u shpreh se:

“Do punojmë si ekip t’ju çlirojmë nga ankthi dhe taksat e larta. Do largojmë oligarkinë dhe t’i shërbëjme qytetarëve. Të ndalim këtë të keqe. Kemi planin për të ndihmuar biznesin e vogël, turizmin dhe të rinjtë. Do bëjmë një qeveri për të ndihmuar qytetarët jo veten. Do të jemi të gjithë bashkë”.

Ai I bëri thirrje qytetarëve të mbledhur në sheshin e Lezhës të respektojën masat antikovid. “Jemi në kohë pandemie të respektojmë masat”, u shpreh Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>