
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha i bëri thirrje qytetarëve shqiptarë në Malin e Zi të votojnë për partitë shqiptare.
Në një postim në Facebook, Basha shkruan:
“Ju bëj thirrje bashkëkombësve tanë në Mal të Zi që të dalin masivisht në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit dhe të votojnë listat shqiptare.”
Basha shtoi se forcimi i përfaqësimit të partive shqiptare në parlament, është një kontribut i shtuar për paqen dhe stabilitetin në vend, për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi dhe për integrimin europian të vendit dhe mbarë rajonit.