Basha thirrje SPAK të thërrasë Ramën, Veliajn dhe Ahmetajn

Nga Exit News
Basha thirrje SPAK të thërrasë Ramën, Veliajn dhe Ahmetajn

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha I kërkoi Prokurorisë së Posaçme të hetojë kontratat e inceneratorëve.

Në një bashkëbisedim, Basha deklaroi se PD ka depozituar disa kallëzime kundër këtyre kontratave ndërkohë nuk është marrë në pyetje asnjë nga zyrtarët që kanë firmosur.

“SPAK prej 3 muajsh ka në tavolinë kallëzimet penale, hesht duke u bërë alibi për vijimin e vjedhjes.Tani kam pyetje për SPAK, të cilit i kemi vënë në dispozicion të gjitha dokumentet për nisur hetimin ndaj kësaj afere korruptive që synon të dërgojë në parajsa fiskale paratë e shqiptarëve.

Pse nuk nisni një hetim ndaj Ramës, Veliajt dhe Ahmetajt? Çfarë ju pengon?

Bëni detyrën tuaj.”

Ai pohoi se nëse SPAK do të kishtë bërë detyrën, paratë do kishin shkuar për shëndetësinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>