Basha: T’ju hapim rrugën rinisë, ndryshimi domosdoshmëri

Nga Exit News
Basha: T’ju hapim rrugën rinisë, ndryshimi domosdoshmëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi të mërkurën një takim me studentë të sapodiplomuar. Ata u shprehën në takim se kanë vështirësi për të gjetur punë në profesion pas diplomimit. Basha tha se synimi i PD është që t’i hapë rrugë rinisë.

Ndryshimi në 25 Prill tha Basha, është domosdoshmëri kombëtare.

“Kur kemi një qeveri që kujdeset për vendin dhe jo për veten e vet atëherë gjerat do të përmirësohen,” tha Basha.

Por kjo sipas kreut të PD, kërkon që të gjithë të ndërgjegjësohen se problemi nuk zgjidhet duke ikur nga problemi, por duke e larguar problemin.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>