Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha tregoi të hënën planin e 100 ditëve të para nëse PD vjen në qeveri.
Në një intervistë në Syri TV për Çim Pekën ai tha se PD ka një plan te detajuar të cilin e ka hartuar për më shumë se dy vite.
Basha tha se plani ka të bëjë me pjesën ekonomike dhje fiskale.
Ai tha se ka tre prioritete për këtë plan:
- Së pari normalizimi i shtetit, pra ri instutionalizmi i shtetit.
- Së dyti përmes institucioneve të rikthyera të qytetarëve , trajtimi problemit më kryesor të çdo shtëpie shqiptare që nga më të varfëri deri tek ata me mundësi më të mira në shoqëri.
- Së treti dy sfida të cilat janë mbivendosur tetë viteve të keqqeverisjes dhe krizës ekonomike që kanë të bëjnë me pandeminë dhe me rindërtimin dhe pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.
Ai u shpreh se “institucioni i opozitës do të jetë i garantuar dhe më e avancuar në të drejtat e saj se disa opozita në BE”.
Kryedemokrati premtoi se PD do t’i japë akses opozitës me mekanizma ligjorë.
“Një nga aspektet kryesore të normalizimit të jetës politike është fuqizimi i opozitës”.
Basha tha se synimi im kryesor i PD është të përshpejtoj procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.