Basha u bënë thirrje me videomesazh qytetarëve të mbrojnë lirinë e medias

Basha u bënë thirrje me videomesazh qytetarëve të mbrojnë lirinë e medias

Lulzim Basha, drejtuesi i Partisë Demokratike i bëri thirrje qytetarëve të dalin kundër ligjti të ri të medias të miratuar nga qeveria Rama.

Përmes një mesazhi video, Zoti Basha tha se:

“Liria e shprehjes është themeli i demokracisë dhe çelësi i gëzimit të çdo të drejte tjetër të njeriut, prandaj të gjithë duhet të angazhohemi kundër paketës ligjore të qeverisë që synon ta cënojë këtë liri dhe të censurojë mediat

Ky veprim nuk është rastësi, por është hapi i radhës i kësaj qeverie që po degradon në autoritarizëm, për të fshehur dështimet, korrupsionin dhe kriminalizimin e saj, nëpërmjet censurës”.

Zoti Basha i bëri thirrje edhe vendeve partnere të bëjnë presion ndaj qeverisë Rama për të bllokuar miratimin e këtij ligji në Kuvend.

Liria e shprehjes është themeli i demokracisë dhe çelësi i gëzimit të çdo të drejte tjetër të njeriut, prandaj të gjithë duhet të angazhohemi kundër paketës ligjore të qeverisë që synon ta cënojë këtë liri dhe të censurojë mediat.#MOSnaPREKfjalën

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 16. Dezember 2019

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>