
Kreu i partisë Demokratike pas Tropojës vizitoi Hasin, ku u kërkoi banorëve që t’i besojnë votën në 25 prill.
Ai u tha atyre se qeveria e tij do të jetë e shqiptarëve dhe do të sjellë ndryshimin.
Basha tha se nuk do të lejojë një ndarje të dytë të Hasit, si dhe do të heqë traun në Rrugën e Kombit.
Basha iu përgjigj dhe kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij.
“O i mjerë që mendon se me një ditë dhe një fluturim mund të lash 8 vite borxh ndaj këtyre banorëve, që i fyen në mençurinë e tyre, këtë trevë që mençurinë dhe trimërinë ja kanë dhënë gjithë shqiptarëve”, tha Basha.