Basha u kërkon votën banorëve të Hasit: Votoni ndryshimin

Nga Exit News
Basha u kërkon votën banorëve të Hasit: Votoni ndryshimin

Kreu i partisë Demokratike pas Tropojës  vizitoi Hasin, ku u kërkoi banorëve që t’i besojnë votën në 25 prill.

Ai u tha atyre se qeveria e tij do të jetë e shqiptarëve dhe do të sjellë ndryshimin.

Basha tha se nuk do të lejojë një ndarje të dytë të Hasit, si dhe do të heqë traun në Rrugën e Kombit.

Basha iu përgjigj dhe kryeministrit Edi Rama gjatë fjalës së tij.

“O i mjerë që mendon se me një ditë dhe një fluturim mund të lash 8 vite borxh ndaj këtyre banorëve, që i fyen në mençurinë e tyre, këtë trevë që mençurinë dhe trimërinë ja kanë dhënë gjithë shqiptarëve”, tha Basha.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>