Basha u premton të rinjve mbështetje: Jeni portreti i Shqipërisë

Nga Exit News
Basha u premton të rinjve mbështetje: Jeni portreti i Shqipërisë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi, të hënën, një takim me disa të rinj, finalistë të debatit kombëtar të organizuar nga EDYN, Rjeti i të Rinjve Europianë për Demokracitë.

Duke parë angazhimin dhe entuziazmin e të rinjve, Basha tha se rinia është motori kyesor i ndryshimit që sot më shumë se kurrë kërkon shoqëria shqiptare.

Ai u premtoi atyre se kur PD të vijë në pushtet do të sjellë mundësi të reja për ta dhe do ta bëjë Shqipërinë një vend ku të rinjtë të projektojnë të ardhmen e tyre.

Basha u tha të rinjve se ata janë portreti i Shqipërisë nesër. Ai tha se PD ka nevojë për ndihmën e të rinjve.

“Por edhe ne kemi nevojë për ndihmën tuaj, edhe para por në veçanti edhe pas zgjedhjeve të 25 prillit për ta hedhur këtë hap thelbësor, për ta kaluar këtë pengesë të fundit dhe për t’i dhënë fund tranzicionit.

Fytyrat tuaja, sytë tuaja, shpirti juaj, mendja juaj janë portreti i fundit i tranzicionit. Unë do të bëj gjithçka që të jenë portreti i Shqipërisë nesër, i Shqipërisë politike dhe Shqipërisë ekonomike nesër”, tha Basha gjatë takimit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>