Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Ditën e Pavarëisisë i bëri thirrje vendit për të qënë së bashku për kalimin e krizës ekonomike dhe pandemisë.
Gjatë homazheve të zhvilluara në varrezat e Deshmorëve të Kombit, Basha tha se:
“Shqipëria dhe shqiptarët po përballen me sfidën e tejkalimit të pandemisë, e cila na ka marrë qindra bashkëqytetarë duke lënduar shumë familje, ndërkohë që mijëra të tjerë po vuajnë pasojat shëndetësore dhe shumë më shumë pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë.
Unë jam i bindur në fuqinë dhe forcën e qytetarëve shqiptarë, në fuqinë dhe forcën tuaj për të qenë së bashku dhe për të tejkaluar së bashku pasojat e kësaj krize dhe pandemie dhe për të dalë më të fortë, më të bashkuar e më të vendosur”.