
Kryedemokrati Lulzim Basha vazhdon turin e tij në vend pas zgjedhjeve të 25 prillit. Në ndalesën e radhës në Shkodër, 19 maj, Basha u shpreh se do të vazhdojë betejën deri në fitoren kundër regjimit”Raama-Doshi”.
Ai u shpreh përpara mbështetësve të PD-së në Shkodër se: “Nuk ka as PS as PSD, ka vetëm një regjim Rama-Doshi që vodhi zgjedhjet dhe të ardhmen e shqiptarëve”.
“Të gjithë jemi dëshmitar se si i derdhën lumë paratë e korrupsionit dhe i përdoren banditët për të shantazhuar, intimiduar dhe blerë votuesit”, u shpreh Basha.
Gjithashru, Basha tregoi se “tre kandidate e PSD-së janë drejtorë të Partisë Socialiste”.