Basha: Vendi në krizë humanitare, qeveria gati aferën tjetër korruptive

Nga Redaksia
Basha: Vendi në krizë humanitare, qeveria gati aferën tjetër korruptive

“Jemi në një krizë humanitare me përmasa të plota e cila vetëm sa do të thellohet. Qeveria dhe kryeministri po bëhen gati të ngrenë një mega aferë korruptive mbi rrënojat e tërmetit. Vendi është një një krizë të thellë humanitare, ekonomike, politike dhe kushtetuese.”

Kështu u shpreh sot, kryetari i opozitës Lulzim Basha në një video mesazh të postuar në faqen e tij në Facebook, mbas vizitës së tij në Thumanë.

Ai deklaroi se qytetarët e Thumanës ndihen të braktisur dhe të harruar nga qeveria. Basha theksoi se qytetarët po përballen jo vetëm me varfërinë, por dhe me sëmundjet:

“Tashmë qytetarët po përballen me një tjetër pasojë të krizës humanitare. Ka shumë fëmijë të sëmurë, ka shumë të moshuar të sëmurë, në nevojë për kujdes mjekësor, për të cilën e kanë të pamundur ta marrin në gjendjen ku janë apo të zhvendosen në spitalet e Tiranës, Krujës apo të Laçit.

Në përfundim zoti Basha theksoi se zgjidhja e kësaj krize, është krijimi i një qeverie të përgjegjshme që do t’ju vij në ndihmë qytetarëve.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>