Kryetari i PD-së Lulzim Basha premtoi se askush nuk do të ushtrojë më presion ndaj biznesit në qeverinë e tij.
“Unë isha këtu para dy apo tre vitesh, jo thjesht për t’i dhënë mbështetjen si kryetar i opozitës, po për ta garantuar se një qeveri e ardhshme do t’i jap fund klimës së represionit ndaj qytetarëve, ndaj medias e në veçanti ndaj sipërmarrjes shqiptare”, u shpreh Basha gjatë një vizite në Institutin e Kulinarisë Neranxi, të enjten, gjatë bashkëbisedimit me studentët të kësaj shkolle.
Basha kujtoi bisedën me “zëvendës Presidentin e Komisionit, i shpjegova se pjesë kryesore e planit tonë është të ndalim emigracionin e të rinjve”
Ai akuzoi qeverinë Rama se në 8 vite nuk kanë bërë asgjë:
“Këta i kanë pasur të gjitha në dorë, të gjitha. Si askush tjetër që nga koha e Enver Hoxhës, Edi Rama i ka pasur të gjitha pushtetet në dorë dhe megjithatë 8 vite me radhë nuk ka arritur të bëjë asgjë. 8 vite me radhë na ka lënë në vend numëro, në çdo aspekt, ekonomia më e rëndësishmja, Bashkimi Europian në çdo aspekt”.