Basha viziton kompleksin e banimit në Durrës: Nuk kanë bërë ende vlerësimin e pallateve

Basha viziton kompleksin e banimit në Durrës: Nuk kanë bërë ende vlerësimin e pallateve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha takoi sot në banorët e një kompleksi banimi, të dëmtuar nga tërmeti, por ende të painspektuar nga ekspertët.

Rreth 1 mijë banorë që jetojnë në këtë kompleks u shprehën të shqetësuar për mungesën e vëmendjes nga institucionet shtetërore. Ata thanë se ende në pallatin e tyre nuk ka ardhur një grup ekspertësh për të parë dëmet nga tërmeti.

Kreu i opozitës u shpreh se mënyra më e shpejtë për t’i ndihmuar banorët është rritja e numrit të ekspertëve të certifikuar në terren, në mënyrë që vlerësimi i banesave të bëhet sa më shpejtë:

“Ajo që po kërkojmë ne është të rritet numri i vlerësuesve, por që të jenë të çertifikuar nga shteti, pasi kjo nuk është punë partish. Problemi kryesor që shoh është se, duke mos patur vlerësime, njerëzit, ndjehen të pasigurt, të paqetë. Ajo që tani kemi në dorë është të sjellim sa më shumë vëmendje tek ju.”

Ata thanë se prej ditësh flenë në makina sepse kanë frikë të futen në banesat e dëmtuara pa marrë një vlerësim përfundimtar për sigurinë e pallateve nga ekspertët.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>