Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i prezantoi programin e Partisë Demokratike ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim.
Në një postim në llogarinë e tij në Twitter Basha u shpreh:
“Kënaqësi e madhe të takohem sot me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ndava me të planin e Partisë Demokratike për Shqipërinë dhe nevojën për mbështetje amerikane dhe një bashkëpunim të fortë për të rritur zhvillimin ekonomik, për të tërhequr investime amerikane dhe për të forcuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit”
Ambasadorja njoftoi më herët se i ka përsëritur Bashës kërkesën për figura të pastra në listat e deputetëve.