
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përmes një komenti në rrjetin Facebook, u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit do të vendosin nëse do të anëtarësohemi në BE apo do të vazhdojmë me dështimet e Ramës.
“Edhe ajo që po ndodh me aeroportin e Rinasit është dështimi i radhës i një njeriu që i ka vendosur interesat e tij mbi interesat e çdo shqiptari,” shtoi ai.
Ai i cilësoi ato zgjedhjet më të rëndësishme në historinë e vendit dhe ftoi qytetarët të sjellin ndryshimin me votë.