Basha: Zgjedhjet u vodhën, vendi nuk e ka lluksin e një krize tjetër

Nga Exit News
Basha: Zgjedhjet u vodhën, vendi nuk e ka lluksin e një krize tjetër

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kërkoi ndëshkimin e krimeve zgjedhore të 2021 dhe të dosjeve të kaluara të denoncuara.

“Kërkojmë ndëshkimin e krimeve zgjedhore. Qeveria ka liruar autorët e vjedhjes së votave në 2017 dhe asnjë politikan nuk është dënuar. Raporti i OSBE-së konfirmoi se asgjë nuk u zgjidh për shqiptarët”, u shpreh Basha në konferencën për shtyp të martën.

Por, Basha konfirmoi se ai do të shkojë në Kuvend dhe beteja do të vazhdojë atje:

“Shqipëria nuk e ka lluksin të hidhet nga kriza në krizë dhe të mbetet peng e partive që vjedhin votat. Tani i takon drejtësisë të garantojë votën e lirë”.

Ai nuk ju përgjigj pyetje për largimin e ish-kryeministrit Berisha nga Kuvendi, për shkak se u shpall non grata nga SHBA-të:

“Ne jemi krenar për ligjin e dekriminalizmit, nuk kam për të komentuar asgjë përtej raportit”.

Për përcaktimin e strukturave të mbrojtjes së votës “të paligjshme” nga raporti i OSBE-së, Basha u shpreh se mbrojtja e votës i takon policisë por në rast se kjo nuk funksionon atëherë i takon qytetarëve dhe çdo formacioni politik të mbrojnë votën:

“Struktura për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e ardhshme të mos ketë nevojë. Nëse kjo nuk ndodh atëherë është detyrë e çdo qytetari dhe jo vetëm e formacionit politik ti dal për zot votës, në këtë kontekst ne duke mos përjashtuar dhe duke këmbëngulur për një reformë që të policia ti shërbej qyetarëve nga ana tjetër të jeni gati se PD dhe qytetarët që nuk e pranojnë marrjen peng të vendit të bëjnë cdo detyrë, përfshi edhe ruajtjen e votës”.

LEXO  Duma: PD ka fituar bindshëm në Kavajë e Rrogozhinë

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme