Bashkëpunimi me Crown Agents: dështim apo sukses?

Bashkëpunimi me Crown Agents: dështim apo sukses?

Në përfundim të kontratës dyvjeçare me konsulentet e Crown Agents për shërbimin doganor, Ministria e Financave ka mbajtur qëndrime kontradiktore për rezultatet e këtij bashkëpunimi.

Më poshtë janë deklaratat e Ministrit Cani:

Ministri i Financave Shkëlqim Cani, 26 janar:

“Ka kontrabandë, ka evazion dhe ky është shqetësimi im. Ky shqetësim është përsa kohë institucioni i doganave nuk më jep një analizë të plotë bindëse që i ka shterur të gjithë mundësitë e kontrabandës.”

“Ju thoni dhe unë e pranoj që kryesisht mosrealizimi i të ardhurave janë nga doganat dhe jo nga tatimet dhe tani ju më thoni që a je i kënaqur. Si mund të jem i kënaqur? Përgjigja është nuk jam i kënaqur.”

Deklarata e Ministrisë së Financave për përfundimin e kontratës, 8 shkurt:

“Nga ky bashkëpunim kemi disa elementë kyç të performancës, që bazohen në realizimin më të mirë, më të shpejtë dhe më zbatues të këtyre faktorëve, ku fokusohemi tek procedurat, antikontrabanda dhe antikorrupsioni, por dhe tek analiza e riskut.”

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>