Bashkëshortja e Havzi Nelës kërkon drejtësi: 32 vjet nga vdekja, ende asnjë përgjegjës

Nga Exit News
Bashkëshortja e Havzi Nelës kërkon drejtësi: 32 vjet nga vdekja, ende asnjë përgjegjës

Bashkëshortja e poetit të vrarë nga regjimi komunist Havzi Nela, Lavdie Nela kërkon nga shteti shqiptar drejtësi dhe zbardhje të historisë së tij.

Në 32-vjetorin e vdekjes së tij, Lavdie Nela shprehet se ende asnjë institucion drejtësie apo qeveri nuk ka bërë asgjë për të zbardhur dhe çuar para drejtësisë urdhëruesit e varjes së poetit.

Duke vendosur lule tek busti i Havzi Nelës në Kukës, bashkëshortja e tij tha se ‘sot diktatura është është në të gjitha qytetet e Shqipërisë si në vitin ’67 kur u arratisëm’.

Havzi Nela njihet si një prej poetëve dizidentë, të cilin diktatura komuniste e internoi dhe më pas e vrau.

Në 22 maj të 1967-ës ai u dënua me pesëmbëdhjetë vjet burg për kalimin në Kosovë, ndërsa gruaja e tij u dënua me 10 vite burg. U lirua më 19 dhjetor 1986, por vetëm për një kohë të shkurtër.

Në tetor 1987, ai u arrestua dhe internua në fshatin Arrën, ndërsa gjykata vendosi që ta varte Nelën, me motivin ‘tradhëti e lartë’ ndaj vendit.

Dënimi me vdekje u miratua nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të drejtuar nga Ramiz Alia.

Më 10 gusht 1988, në orën 02:00 të mëngjesit, ai u ekzekutua me varje në mes të Kukësit, ku dhe lindi. Pasi u ekspozua gjatë gjithë ditës së 10 gushtit, u varros vertikalisht në vrimën e krijuar nga heqja e një shtylle.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>