Bashkia Kamëz jep me koncesion menaxhimin e mbetjeve

Bashkia Kamëz jep me koncesion menaxhimin e mbetjeve

Pas Bashkisë Tiranë, dhe Bashkia Kamëz do të japë me koncesion pastrimin dhe grumbullimin e mbetjeve. Për këtë koncesion, Bashkia Kamëz  ka hapur procedurat e tenderimit dhe aplikimet do të mbyllen më datë 16 prill.

Koncesioni për pastrimin, grumbullimin, transportimin dhe seleksionimin e mbetjeve do të zgjasë 12 vjet. Vlera e parashikuar e projektit është rreth 13 milionë dollarë.

Sipas dokumenteve pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, kompania fituese e koncesionit do të duhet të bëjë vetë investimin fillestar për makineritë dhe pajisjet e nevojshme, ndërsa Bashkia Kamëz do të paguajë vlerën prej 13 milionë dollarësh në një periudhë preh 12 vitesh që nga moment i nënshkrimit të kontratës.

Pjesë e kontratës është dhe ndërtimi i një stacioni ku do të transferohen mbetjet. Stacioni, për të cilin Bashkia Kamëz ka vënë në dispozicion një sipërfaqe toke në zonën e Valiasit, duhet të ndërtohet prej 2 vjetësh nga nënshkrimi i kontratës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>