
Bashkia Roskovec ka urdhëruar izolimin e banorëve të fshatit Mbërs, në Roskovec, pasi dy nga personat e gjetur dje me koronavirus në Fier janë banorë të fshatit.
Policia po ruan hyrjen dhe daljen e fshatit.
Në Fier deri më tani ka 6 të infektuar me koronavirus, dy prej të cilëve po kurohen në Tiranë.