Bashkia Shkodër, 4 fshatra nën ujë, rrezikohet përmbytja e banesave

Nga Exit News
Bashkia Shkodër, 4 fshatra nën ujë, rrezikohet përmbytja e banesave

Reshjet e dendura të shiut vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje dhe dëme në qarkun e Shkodrës.

Sipas njoftimit të Bashkia Shkodër, fshatrat Obot, Ana e Malit, Muriqan dhe Goricë janë më të dëmtuarit nga përmbytja.

Rreth 1200 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur.

Bashkia paralajmëroi se nëse niveli i ujit vazhdon të rritet, rrezikohet përmbytja e banesave dhe nevojitet evakuuim i banorëve dhe i gjësë së gjallë.

Nën ujë janë 1200 hektarë dhe dëmet në kulturat bujqësore janë shumë të mëdha.

Rruga e Obotit vazhdon të jetë e kalueshme me vështirësi me mjete të larta, pasi niveli i ujit në rrugë ka arritur në 1.15 metra.

Po ashtu, rruga që lidh fshatrat Shirq- Darrgjat është e bllokuar, pasi niveli i ujit ka arritur mbi 1 metër.

Një ditë më parë, Bashkia Shkodër kërkoi shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore për disa zona, ku përmbytjet po shkaktojnë dëme të rënda.

Bashkia i ka kërkuar qeverisë të shqyrtojë menjëherë kërkesën për qytetin e Shkodrës dhe për  fshatrat Ana e Malit dhe Dajç.

Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të ngarkonte qeverinë, dhe jo bashkinë, me përgjegjësinë për të kompensuar dëmet e përmbytjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>