Në lagjen e re përgjatë Lumit të Tiranës, pjesë e projektit të Rindërtimit nga tërmeti, do të ndërtohen 3-4 kulla mbi 17-katëshe dhe ndërtesa të tjera 5 deri në 7 katëshe.
Në këtë lagje do të jetojnë
- Familjet, shtëpitë e të cilëve u prekën nga tërmeti;
- Çiftet e reja që marrin kreditë e buta,
- Banorët e zonës që janë aktualisht.
Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i Bashkisë Tiranë Arbian Mazniku, në një intervistë për Report Tv.
Mazniku tha se lagjia është projektuar nga arkitekti Italian Stefano Boeri:
“Ajo është një lagje, një nga projektet më të rëndësishme të qytetit në 5 vitet e ardhshme, është dizenjuar nga Stefano Boeri.
Pjesa më e madhe janë objekteve janë të ulëta, por lagja ka tre pole, ka një ndërtesë të lartë, që bën funksionin si kulla e sahatit, është shënjuesja, po ashtu edhe dy polet me ndërtesa të larta. 3-4 objekte do të jenë mbi 16-17 kate, të tjerat 5-6-7 kate.”
Po ashtu, përveç banesave në lagjen e re, të quajtur ‘Made in Italy’ do të vendosen dhe institucione shtetërore dhe fakultete, godinat e të cilave u dëmtuan nga tërmeti ose që janë në ambiente të ngushta aktualisht.