KLSH dhe Policia detyrojnë punonjësit të kontribuojnë, Bashkia Tiranë anulon shpërblimet

Nga Stafi i Exit
KLSH dhe Policia detyrojnë punonjësit të kontribuojnë, Bashkia Tiranë anulon shpërblimet

Punonjësve të policisë, bashkisë apo dhe institucioneve të tjera është vendosur t’u mbahen pjesë nga pagat apo shpërblimet.

Një shkresë e rrjedhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë dhe e raportuar nga Syri.net, urdhëron që drejtori, zëvendësdrejtorët dhe shefat e komisariateve të kontribuojnë nga 5,000 lekë,  shefat e seksioneve 4,000 lekë, specialistët dhe punonjësit e thjeshtë nga 3,000 lekë dhe civilët nga 2,000 lekë.

Një shkresë tjetër e postuar në rrjetet sociale nga Avokat Dorian Matlija tregon se Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka vendosur që të kontribuojë me 100,000 lekë, Sekretari me 20,000 lekë, Drejtorët e Departamenteve me 15,000 lekë, audituesit e lartë dhe ata të thjeshtë nga 10,000 deri në 7,500 lekë.

Në shkresë thuhet se kontributet “do të mbahen nga pagat e datës 3 dhjetor dhe do të derdhen në llogarinë e qeverisë të hapur për dëmet e shkaktuara nga tërmeti”.

Shkresat e Policisë dhe KLSH-së.

Burime për Exit News, thanë se ditën e djeshme punonjësve të Bashkisë Tiranë u është komunikuar fakti se nuk do të marrin shpërblimet e fundvitit. Lajmi mbetet për t’u konfirmuar nga Bashkia, e cila më parë kishte vendosur shpërblime nga 10,000 lekë deri në 17,000 lekë.

Kontributi me urdhër nuk është solidarizim dhe as kontribut vullnetar, por detyrim për t’u marrë punonjësve të administratës një pjesë të pagës. Në këtë mënyrë barra shpërndahet te qytetarët dhe jo te fondet e qeverisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>