Bashkia Tiranë investon 800 mijë euro për rregullimin e Tregut Elektrik

Nga Exit News
Bashkia Tiranë investon 800 mijë euro për rregullimin e Tregut Elektrik

Bashkia Tiranë do të investojë rreth 800 mijë euro për rikualifikimin e Tregut Elektrik në zonën e Ali Demit. Projekti i publikuar në Open Data Albania, parashikon ndarjen e tregut në dy pjesë, një për këmbësorët dhe një pjesë me dyqane të vendosura në rregull. Punimet do të kryhen nga kompania Gjikuria shpk.

Në prill 2019, Bashkia Tiranë hapi tenderin për rikualifikimin e Tregut Elektrik me fond limit 112,5 milionë lekë (930 mijë euro). Në tender morën pjesën 4 kompani: Curri shpk; Senka shpk; Sireta 2F & EuroAlb dhe Gjikuria shpk. Fituese u shpall Gjikuria shpk me ofertën më të lartë, me 785 mijë euro, sa rreth 85% e fondit limit.

Bashkia Tiranë skualifikoi 3 kompanitë me oferta më të ulëta për mosplotësim kapacitetesh teknike.

Open Data Albania e ka vlerësuar këtë tender me flamur të kuq. Flamuri i kuq sinjalizon “shkelje të mundshme ligjore, paligjshmëri, apo praktika të dyshimta korruptive”.

Tregtarët e kundërshtuan sot vazhdimin e punimeve dhe kërkuan takim me kryebashkiakun Veliaj. Ata thanë për Ora News, se bashkia nuk i ka njoftuar se ku do të zhvendosen.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>