Bashkia Ura Vajgurore do të quhet Bashkia Dimal.
Presidenti Meta ka dekretuar sot ndryshimin e emrit të bashkisë pas propozimit të disa qytetarëve të zonës dhe institucioneve vendore.
Meta thekson se ndryshimi i emërtimit, “Bashkia Ura Vajgurore” në “Bashkia Dimal”, i sjell identitet zonës, është një hap që vjen në përputhje me interesat ekonomikë e socialë, traditën, kulturën, lidhjet tradicionale dhe vlerat e tjera vendore, të kësaj bashkie.
Emrin që kishte Ura Vajgurore ishte vendosur në kohën e diktaturës, pasi nga uzina e përpunimit të naftës dilnin sasi të mëdha me vajgur.
Qyteti i Ilir i Dimalit është ndërtuar në shekullin e IV para erës sonë.