Bashkimi Europian kërkon që Kosova të përmirësojë sundimin e ligjit

Nga Exit News
Bashkimi Europian kërkon që Kosova të përmirësojë sundimin e ligjit

Këshilli i Bashkimit Europian kërkon që Kosova të rrisë përpjekjet për sundimin e ligjit.

deklaratën e përbashkëttë Këshillit nuk ka asgjë për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë. Kjo deklaratë është në  proces miratimi nga përfaqësuesit e shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

KE do të miratojë përfundimet për vitin 2020 sa i takon procesit të integrimit dhe do të bëjë ftesë për reforma të reja dhe për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Deklarata për Kosovën thekson se duhet të shtohet lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Po ashtu sipas KE, Kosova duhet të shtojë reformat në administratën publike.

KE kërkon që Kosova të vazhdojë përkushtimin ndaj Dhomave të Specializuara, të cilat shërbejnë për hetimin e krimeve të luftës. Sa i takon raportit të Kosovës me Serbinë, drafti i Këshilit të Bashkimit Europian kërkon që të vijohet me dialogun mes palëve.

KE thekson se ky dialog duhet të ketë frymë bashkëpunimi dhe vullnet të mirë, që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ligjet e BE-së.

“Këshilli rikujton se progresi në normalizimin e raporteve me Serbinë është një parim themelor i Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit dhe është bazë për zhvillimin e raporteve dhe bashkëpunimit mes BE-së dhe Kosovës”, thuhet në draft.

Sa i takon liberalizimit të vizave, thuhet se propozimi është duke u shqyrtuar nga Këshilli, por nuk theksohet asgjë konkrete. Drafti nënvizon se Komisioni Europian kishte propzuar që në vitin 2018 që Kosovës t’i hiqen vizat.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>